FOTO-EMRI/ Të shtëna me armë zjarri, burri tenton të vrasë të dashurin e gruas!

Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Kukës, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri të dashurin e bashkëshortes, bëri me dije Policia lokale.

Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë u vu në pranga ngas pecialistët Kundër Krimit ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës.

Sipas një ridnërtimi paraprak të ngjarjes nga Policia: Idrizaj  ka shkuar në banesën e K.K. në lagjen Nr.1 Kukës, ku prej disa ditësh shtetasi K.K bashkëjetonte me shtetasen E.A., (bashkëshortja e shtetasit Dorian Idrizaj). Pas një konfikti verbal mes të dyve,  Idrizaj, për motive xhelozie ka kanosur dhe tentuar të vrasë me armë zjarri K.K..

Falë njoftimit në kohë të policisë dhe reagimit të shpejtë të shërbimeve të policisë, me ndihmën edhe të banorëve të pallatit është bërë neutralizimi i Idrizajt si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit.

Nga të shtënat në ajër nuk ka asnjë person të lënduar. Në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor  u sekuestrua arma e zjarrit tip automatik, 19 fishekë, si dhe 9 gëzhoja.

Gjithashtu, ndaj Idrizaj, u referuan materialet edhe  për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, pasi dyshohet se në Kosovë, keqtrajtonte dhe shfrytëzonte për prostitucion në lokale nate  bashkëshorten e tij, shtetasen E.A..

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga nenet  84, 278 dhe 114 të Kodit Penal, shtoi Policia.