VIDEO/ Horoskopi mujor nga Meri: Ja shenjat më me fat për muajin Qershor

Jemi në fillim të muajit Qershor dhe të gjithë jemi shumë kuriozë të dimë se si do jetë ky muaj.

E për ata që besojnë në shenjat e zodiakut, astrologia Meri Shehu bëri renditjen e shenjave më me fat për këtë muaj. E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, ajo i renditi shenjat nga ato me më pak fat deri tek më fatlumja.

“Energjia e Qershorit është shumë pozitive. Qershori futet me ndryshime të mëdha. Do të jetë një verë e nxehtë ndryshimesh. Dielli në muajin Qershor do të jetë në Binjak dhe pas datës 20 Qershor kalon në Gaforre”, tha në mënyrë të përgjithshme Shehu.

Renditja e shenjave:

  • 12-Bricjapi
  • 11-Peshqit
  • 10-Virgjëresha
  • 9-Demi
  • 8-Dashi
  • 7-Luani
  • 6-Peshorja
  • 5-Akrepi
  • 4-Shigjetari
  • 3-Ujori
  • 2-Binjakët
  • 1-Gaforrja