Aktori i njohur shqiptar rrëfen ndarjen nga gruaja, ja arsyet

Aktori Xhevahir Zeneli ishte sot i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku foli jo vetëm për karrierën si artist, por edhe për jetën private.

Disa vite më parë ai u shkëput nga aktrimi dhe u zhvendos në Amerikë me familjen dhe është rikthyer prej disa kohësh tashmë.

Aktori tregoi se ishin fëmijët e tij ata që kërkuan që babi i tyre ti rikthehej aktrimit, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka zgjedhur të qëndrojë në Amerikë me djemtë e tyre.

“Unë kam dy djem të mrekullueshëm, Sardin dhe Anxhin. Ata kur u shkolluan të dy më dhanë leje të kthehesha sërish në profesionin tim. Ime shoqe nuk donte, donte të ndiqte jetën e atyre dhe bëmë këtë zgjidhje. Djemtë janë 28 dhe 26 vjeç”, tha Zeneli.