FOTO/ Ze Maria ‘kërcënon’ rivalët e Superiores: Tirana po vjen!

Pak minuta pas lajmit se Ze Maria ka rinovuar kontratën me Tiranën, ka reaguar edhe vetë trajneri brazilian.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se është i nderuar për të vazhduar bashkëpunimin me bardheblutë.

Shumë i nderuar për rinovimin dhe faktin që do jem në gjendje për të vazhduar punën me këtë familje për të sjellë sërish Tiranën në vendet më të larta të futbollit shqiptar. Forca TIRONA! Ne po vijmë!!!”, shkruan Ze Maria në Instagram.