Ja ndeshja kryesore që do të humbë Xhaka në Kupën e Botës

Granit Xhaka është dëntuar në seancën e fundit stërvitore të Kombëtares së Zvicrës.

Mesfushori i Arsenalit mori një goditje nga bashkëkombësi i tij, Valon Behrami duke lënduar kështu gjurin e këmbës së majtë.

Ai u dërgua menjëherë në hotel, kurse Federata e Zvicrës thotë se Xhaka  ka vetëm një lëndim të vogël kockash.

“Jam shumë i lehtësuar”, ka thënë Xhaka pasi është rikthyer në hotelin ku po qëndron ekipi zviceran.

SFV gjithashtu shkruan: “Ky lëndim do të trajtohet intensivisht në ditët në vijim. Xhaka do të mungoj në seancat tjera stërvitore dhe në ndeshjen e së dielës ndaj Spanjës. Kur do të rikthehet në stërvitje me ekipin? Kjo varet nga procesi i shërimit”, shkruhet në njoftimin e Federatës.

Një histori e njëjtë në fushën e Luganos ndodhi edhe në vitin 2008, ku Tranquillo Barnetta u lëndua pas një ndërhyrjeje nga Gelson Fernandes.

Përveç kësaj, para Kupës së Botës në vitin 2010, sulmuesi Alex Frei pësoi një lëndim në gju dhe mungoi tërë turneun.

Zvicra, shpreson që mos të përsëritet kjo histori.