Angelina Jolie e lumtur në xhirimet e “Maleficent 2”

Aktorja e famshme Angelina Jolie ndodhet në Angli, në xhirimet për serinë e dytë të filmit “Maleficent” ditë pasi u lajmërua se pa u zgjidhur problemet e kujdestarisë së fëmjëve me Brad Pitt, ata nuk mund të udhëtojnë jashtë SHBA-ve.

42-vjeçarja duket se është shumë e lumtur që i është rikthyer karrierës së saj filmike dhe kjo duket qartë nga fotot e fundit të shkëputura nga sheshi i xhirimit.

Ajo dhe Elle Fanning kanë pozuar për disa foto gjatë pushimit ku shfaqeshin të veshura si personazhet e tyre. Ndryshe nga filmi i parë, ky i dyti do të përfshijë edhe aktoren e famshme Michelle Pfeiffer e cila do të jetë në rolin e princeshës Ingrith.

“Maleficent” është publikuar për herë të parë në vitin 2014 dhe mblodhi mbi 750 milionë dollarë fitime në të gjithë botën.