Ancelotti vjen për 'shoping' në Madrid

Pak ditë më parë, Karlo Ançeloti u emërua në krye të stolit të Napolit, duke zënë kështu vendin e Mauricio Sarrit. Tekniku italian, duket se ka nisur menjëherë nga puna, ku si fillim duhet të mendojë për merkaton e verës, në mënyrë që të formohet një grup që mund të luajë fort si në kampionat, po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Përveç atyre që pritet të largohen nga Napoli, mund të ketë edhe shumë afrime. Ançeloti ka hedhur sytë nga Real Madridi, ku si synim është mesfushori i talentuar, Dani Sebajo për të cilin ka shumë interesime nga skuadra të ndryshme europiane.

Kjo nuk është hera e parë që Napoli bën tregti në Madrid, pasi më parë ka arritur të rrëmbejë edhe lojtarë si Higuain, Albiol apo Kajehon, të cilët kanë rezultuar me të vërtetë goditje cilësore.