Makina përplas këmbësorët dhe largohet nga vendngjarja

Të paktën 5 persona kanë marrë plagë serioze në Europa Way, Trafford Park, të Manchesterit në Angli, pasi janë përplasur nga një makinë.

Mjeti ka goditur qytetarët në një zonë për qarkullimin e këmbësorëve, ndërsa ngjarja është raportuar rreth orës 21:50, me orën lokale.

Makina që ka plagosur qytetarët nuk ka ndaluar në vendngjarje, ndërsa forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të saj.

Paraprakisht policia e Manchesterit raporton se nuk ka të dhëna që ky incident të lidhet me akte terroriste, por më shumë shikohet si një aksident rastësor.

Për momentin në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, që po i japin ndihmën e parë të plagosurve, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për incidentin.