Real Madrid nis kontaktet për trajnerin e ri

Florentino Perez dhe drejtorët e tij të Real Madridit nuk kanë harxhuar kohë teksa kanë filluar kërkimin e trajnerit të ri pas largimit të Zinedine Zidane, me klubin që ka nisur kontaktet me Mauricio Pochettino.

Ai është kandidati i parë që ata kanë kontaktuar, teksa është i pari në listë.

Los Blancos kërkon të dijë sa më shpejt nëse argjentinasi do të ishte interesuar të ulej në stolin e “Santiago Bernabeu”.

Ai sapo ka nënshkruar një kontratë të re me Tottenhamin, por nuk ka asnjë klauzolë specifike që e mban të lidhur me klubin.

Gjithsesi, ai ka një marrëveshje me pronarin Levy, që nëse Real Madrid troket te dera, ai mund të largohet.