Icardi kërkohet nga Juventusi, Zanetti jep këtë deklaratë

Mauro Icardi prej ditësh komentohet se është shumë pranë largimit nga Interi dhe do të bashkohet me Juventusin vitin tjetër.

Mediat italiane kanë konfirmuar se situata ka të bëjë me një shkëmbim të mundshëm me Gonzalo Higuain, por për momentin ende nuk ka diçka zyrtare.

Në lidhje me këtë situatë nuk mund të mos komentonte kapiteni legjendar Javier Zanetti, i cili në një prononcim për “Premium Sport” ka thënë se në kampin zikaltër janë shumë të qetë rreth kësaj çështjeje.

“Kur ke një skuadër një lojtar si Icardi është shumë normale që të kesh oferta nga klube të ndryshme, por për momentin ne jemi shumë të qetë, sepse sulmuesi është me ne dhe duam të vazhdojmë me të”, është shprehur Zanetti.