", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Babai e lë vetëm fëmijën për disa momente, 8-vjeçarit i ngec dora në shkallët elektrike

Një djalë i vogël për pak sa nuk e pësoi keq kur i ngeci dora në shkallët elektrike brenda një qendre tregtare në Kinë, pasi babai për disa momente e kishte lënë vetëm.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar 9-vjeçarin duke shëtitur shkallëve elektrike, dhe nga pakujdesia në një moment i ngec dora, dhe për ta shpëtuar është dashur të intervenojnë ekipet e zjarrfikësve.

Për fat të mirë nuk raportohet për lëndime trupore, ndërsa vogëlushi që ishte i shoqëruar nga babai që punon si pastrues, duhet të ndihet me fat për faktin se raste të ngjashme kanë përfunduar me pasoja me fatalitet.

Megjithatë, shumë persona që kanë pasur rastin ta shohin videon, kanë kritikuar babanë që e kishte lënë edhe për disa sekonda vetëm.