Vjen nga Manchester United në Itali, ky lojtar do kryejë vizitat mjekësore te Juventusi

Matteo Darmian pritet që të bëjë testet mjekësore te Juventusi, pasi bardhezinjtë janë gati për të paguar 12 milionë euro për italianin.

Mbrojtësi i djathtë është parë sot në Milano dhe pritet që nesër t’i kryejë testet mjekësore në Torino.

Një marrëveshje është arritur para disa ditëve mes Juventusit dhe Manchester United dhe ai do të jetë në Torino për 12 milionë euro.

Ky është rikthim në Itali dhe në qytetin e tij të lindjes për Darmian, i cili ishte shitur nga rivalët e Juves për 18 milionë euro te United nga Torino.

Ai ka vuajtur për të gjetur formën e tij në Angli, teksa ka arritur që të japë vetëm dy asiste në 17 ndeshje për United.

28-vjeçari njihet si një lojtar që luan në shumë pozicione.