Franca e Kanadaja kundër tarifave të SHBA për çelikun

Presidenti francez Emanuel Macron tha sot se vendimi i SHBA-së për të futur tarifat mbi importet e metaleve nga Evropa, ishte i paligjshëm dhe ishte një gabim.

Presidenti francez gjithashtu shtoi se ai do të diskutojë me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, në lidhje me këtë çështje.

Ndërsa kryeministri kanadez, Justin Trido vlerësoi se këto tarifa janë të papranueshme.