", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Fizioterapisti i Zvicrës tregon si është gjendja e Granit Xhakës

Dëmtimi i frikshëm që Granit Xhaka ka pësuar në stërvitje sot, në një ditë me shi, ka shokuar Zvicrën, pasi është rrezikuar paraqitja e liderit të tyre në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Xhaka u dëmtua në stërvitje pas një ndërhyrjeje të Valon Berhamit dhe doli jashtë fushe me dhembje të këmbës.

Një veturë private e ka marrë atë dhe ka dërguar në hotelin ku po qëndron Kombëtarja e Zvicrës.

Xhaka më pas është takuar me fizioterapistin e Kombëtares, Fournier, i cili ka ekzaminuar gjurin e lojtarit.

Në raportin e Fournier, thuhet se Xhaka ka dhimbje brenda gjurit të majtë, mirëpo asgjë nuk mund të qartësohet para se ai të bëjë rezonancën magnetike.