A kanë efekte pozitive vitaminat e mineralet? Jo thonë shkencëtarët

Vitaminat dhe suplementet minerale mund të konsiderohen me vlerë, por në të vërtetë ato mbartin shumë pak përfitime shëndetësore dhe madje mund të dëmtojnë shëndetin, sipas studimeve të findit.

Një ekip shkencëtarësh nga Kanadaja kanë zbuluar se suplementet e zakonshme si multivitaminat, vitamina D, kalciumi dhe vitamina C nuk sigurojnë mbrojtje nga sëmundjet e zemrës, ataku në zemër, ataku në tru apo vdekjet e parakohshme.

Acidi folik dhe vitaminat B ulin pak rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe ataket kardiake. Kurse niacina dhe antioksidantët reduktojne shumë pak rrezikun për vdekshmërinë e të gjithë grupeve të njerëzve pavarësisht shkaqeve të tyre.

Autori kryesor i studimit, Dr. David Jenkins i Spitalit të Shën Michael në Universitetin e Torontos, ka deklaruar: ‘Ne u befasuam kur gjetën se sa pak efekte pozitive kishin suplementet më të përdorshme që njerëzit konsumojnë’. “Nga studimi rezultoi se përdorimi i multivitaminave, vitaminës D, kalcium apo vitaminës C nuk e dëmton shëndetin, por ato nuk kanë asnjë efekt pozitiv”, ka thënë Dr. Jenkins.

‘Në mungesë të efekteve pozitive të rëndësishme - përveç zvoglimit të rrezikut në sëmundjet e zemrës dhe në ataket e trurit (stroke) nga ulja e acidit folik - është më e këshillueshme të mbështeteni në një dietë të shëndetshme që përmban shumë vitamina dhe minerale’, tha Dr. Jenkins.

Deri tani, asnjë studim mbi suplementet nuk ka treguar ndonjë efekt pozitiv për shëndetin ndërkohë që efekte pozitive kanë ushqimet bimore pak të përpunuara të tilla si perimet, frutat dhe arrat, lajthitë, bajamet, e tjerë.

Dr. Jenkins dhe kolegët e tij arritën në këto përfundime duke studiuar të dhënat ekzistuese dhe testet e kontrolleve të rastësishme, të publikuara në periudhën janar 2012 - tetor 2017. Nga këto studime janë nxjerrë përfundime për efektet e vitaminave A, B1, B2, B3 ose Niacin, B6, B9 ose acid folik , C, D dhe E. Ata gjithashtu studiuan efektet e beta-karotenit, kalciumit, hekurit, zinkut, magnezit dhe selenit. Rezultatet e studimit të tyre u botuan në Journal of the American College of Cardiology.

Studimi pasqyron përfundimet e një studimi të vitit 2013, përfundimet e të cilit tregonin se shtesat (vitaminat dhe mineralet) nuk kanë ndikime pozitive afatgjata për shëndetin e të rriturve, ndërkohë që mund të jenë potencialisht të dëmshme.

Autorët e shkrimit të titulluar ‘Mjaft është Mjaft: Mos i harxhoni paratë për vitamina dhe suplemente Minerale’, shkruanin në atë kohë se ‘pavarësisht dëshmive domethënëse për asnjë përfitim apo paragjykimeve të mundshme’, përdorimi i suplementeve multivitamike nga të rriturit amerikanë u rrit me 30% në periudhën 1988-1994 dhe me 39% mes viteve 2003 e 2006.

Aisling Pigott, një dietologe e kualifikuar dhe zëdhënëse e Shoqatës Dietetike Britanike, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, tha për Neësëeek se studimi ishte ‘i fuqishëm’ dhe ‘mbështet mendimin se nuk ka’ pilulë ‘që mund të zëvendësojë një dietë e mirë’.

‘Nëse bëni një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme, ju nuk keni nevojë të merrni vitamina dhe suplemente minerale. Megjithatë udhëzimet e fundit sugjerojnë se ne të gjithë mund të dëshirojmë të marrim si suplement vitaminën D, veçanërisht gjatë muajve të dimrit’, tha ajo duke lënë të kuptohet se vitamina D absorbohet në trup nga rrezet e diellit.

“Disa grupe njerëzish mund të kenë nevojë për suplemente, si për shëmbull fëmijët e vegjël, të cilët mund të kenë përfitime nga vitaminat A, C dhe D; apo personat vegan, të cilët këshillohen të marrin vitaminë B12; si dhe gratë shtatzëna, të cilët duhet të marrin acidin folik”, tha Pigott.

Përgatitur për syri.net/ 31 maj 2018