Vuçiç ironizon Ramën: Unë nuk lyp siç bën ai, ne duhet të...

Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç  ka pohuar në një intervistë për “Le Monde” se ka një tjetër qasje nga ajo e Kryeministrit Edi Rama porsa i takon integrimit evropian.

Madje Vuçiç ka ironizuar Ramën për mënyrën sesi ai kërkon hapjen e negociatave.

“Qasja ime është e ndryshme nga ajo e Edi Rama [kryeministrit shqiptar]. Nuk dua të lyp për çdo lloj arsyeje. Ne duhet të bëjmë pjesën tonë të punës, duhet të ecim përpara për veten tonë.

Dhe po marrim rezultate: për vitin e tretë me radhë, pa ndonjë presion nga jashtë, ne kemi një suficit buxhetor. Komisioni mirëpret përparimin tonë ekonomik. Ne e dimë se çfarë duhet të përmirësohet: sundimi i ligjit, liria e shprehjes ...

Ne kemi nevojë për më shumë investime të huaja”, ka theksuar Vuçiç.