Gjak derri dhe makijazh/ Ja si u inskenua vrasja e gazetarit rus

Një skenar si nëpër filma është përdorur për të inskenuar “vrasjen” e gazetarit rus Arkadi Babçenko. Ditën e sotme ai ka dhënë rreth inskenimit të “vrasjes” së tij në Kiev, duke thënë se ka përdorur gjakun e derrit dhe shërbimet e grimierëve.

Pasi bashkëshortja e tij njoftoi shërbimet spitalore, 41-vjeçari Babçenko tha se u dërgua me autoambulancë në morg nga vendi i ‘vrasjes’, prej nga doli dhe nisi të ndjekë lajmet për “vdekjen e tij”.

“Po dëgjoja përshkrimet, se sa djalë i mirë kam qenë”, tregon ai.

Mediat botërore publikuan lajmin për vrasjen e kritikut të ashpër rus ndaj presidentit Vladimir Putin, dhe një ditë më vonë u lajmërua duke thënë se është shëndosh e mirë në një konferencë për media, duke thënë se vdekjen e tij e inskenuan shërbimet e sigurisë ukrainase për të parandaluar skenarin që do të kishte për qëllim vrasjen e tij.

Kievi të martën njoftoi se gazetari rus Arkadi Babçenko u vra jo shumë larg banesës së tij në kryeqytetin e Ukrainës.

Por një ditë më pas, gazetari 41-vjeçar u shfaq në një konferencë shtypi, të mërkurën, duke deklaruar se vrasja e tij ishte e rreme, e inskenuar nga shërbimet sekrete ukrainase, pas kërcënimeve ndaj tij.