Zyrtare/ Një portugez emërohet trajner i klubit të Premierligës

Ekipi anglez i Evertonit ka zyrtarizuar portugezin Marko Silva në postin e trajnerit për sezonin e ri, pas shkarkimit të Sam Allardyce.

Silva ka qenë prej kohësh në kontakte me ekipin nga Mersyside dhe ishte në plan të parë për të zëvendësuar Allardyce pas ecurisë negative të klubit në sezonin që sapo u mbyll.

Deri pak muaj më parë Silva ka drejtuar ekipin tjetër të Premier League, Watford, duke e mbajtur atë në pozicione të kënaqshme në kampionat.

Në karrierën e tij ka drejtuar edhe ekipet e njohura të Sporting dhe Olympiakos.