FOTO/ Rrufeja godet nënstacionin Tepelenë, punonjësit e OSHEE në terren për riparimin e defektit

Nënstacioni Tepelenë është stakuar si pasoje e demit te shkaktuar nga rrufeja e cila e ka goditur ketë objekt sot në mesditë.

Shkarkimi i fuqishëm atmosferik ka dëmtuar zbarrat 10 kv të transformatorit të këtij nënstacioni e për pasojë ka mbetur pa energji disa zona që furnizohen nga nënstacioni Tepelenë si: qyteti i Tepelenës, Bënçe, Legdush, Fermë, Beçisht, Dragot, Luath, Mezhgoran, Luzat, Uji i Ftohtë, Lekël fshat,  Hormovë.

Grupet e punës së avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve të shkaktuara nga rrufeja dhe rikthimin sa më parë të energjisë, njofton Operatori i Shpërndarjes.