FOTO/ E papritur, ndahet nga jeta gazetarja e mirënjohur shkodrane

Ndahet nga jeta papritur spikerja e mirënjohur e Radio Shkodra, Suzana Dibra.

Prej rreth 40 vitesh në këtë institucion, Dibra ishte kthyer në një embleme të padiskutueshme me zërin e saj të veçantë.

Kolegu i saj për shumë vite, Adrian Hoti thotë se “e prisnim ne Radio sot per te dhene bashke edicionin e lajme kryesore por na erdhi lajmi i trishte i ndarjes se saj nga jeta…”. Mësohet se Suzana Dibra ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.  

Kolegu Adrian Hoti shkruan:  

RIP!

Suzana Dibra, zeri embleme i Radio Shkodres, tashme do te na mungoje..!

E prisnim ne Radio sot per te dhene bashke edicionin e lajme kryesore por na erdhi lajmi i trishte i ndarjes se saj nga jeta..!!! Zana Dibra, mikja dhe kolegia jone e mire, na shokove dhe trishtove pa mase me vdekjen e parakohshme!

Pushofsh ne paqe!”.

Kolegia Merisa Gjoni: “Jo gjithmone ka lajme te mira! Ky eshte nder ato lajme qe asnjehere s’do doja te jepja! Pushofsh ne paqe Suzana Dibra! Do kujtohesh gjithmone per zerin unik!.