Dokumenti, aktorit antishqiptar, Boris Malagurski i ndalohet hyrja në Kosovë

Aktorit dhe komikut serbo - kanadez Boris Malagurski i është ndaluar hyrja në Kosvë.

Ky vendim është marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme e cila Malagurskin e konsideron si kërcenim për rendin publik.

“Është person për të cilin është lëshuar paralajmërim për qëllim të refuzimit të hyrjes në regjistrin kombëtarë. Konsiderohet të jetë kërcënim për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik apo marrëdhëniet ndërkombëtare”, thuhet në vendimin e lëshuar nga MPB.

Shihni më poshtë vendimin, i cili është marrë ditën e sotme. Refuzimi i hyrjes së tij është bërë në pikën kufitare Jarinje.