Temperaturat e larta sjellin rezultate të dobëta në studime

Në periudhë të temperaturave të larta, nxënësit mund të arrijnë rezultate më të dobëta në studimet e tyre, thuhet në një studim të Universitetit të Harvadit dhe një varg universitetesh tjera.

Sipas BBC, studiuesit ekonomikë kanë thënë se ekziston një lidhje e fortë në mes të temperaturave të larta dhe rezultateve më të vogla në studime, në momentin që temperaturat rriten mbi 32 gradë Celsius, transmeton Klan Kosova.

Bazuar në analizat e rezultateve të testeve të 10 milionë studentëve të shkollave të mesme për 13 vjet, rezulton se moti i nxehtë ka ndikim negativ në mësime.

Sipas studimit, përgjigjja më e mirë praktike ndaj këtij fakti mund të jetë përdorimi më i madh i kondicionerëve.

Studiuesit kanë kalkuluar se për çdo rritje të temperaturës për 0.55 gradë Celsius brenda një viti, niveli i rezultateve në mësime ka rënë për 1 përqind.