Haradinaj - Kurtit: Deputetët e mi janë të gjithë 'të hunit e konopit'

Një debat satirik është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kreut te Vetëvendosjes, Albin Kurti, raporton KTV .

E gjitha ka nisur kur Kurti ka kritikuar Qeverinë e Haradinajt për qasjen e tij të butë kundrejt serbëve të veriut dhe zhvillimit ekonomik dhe faktit se AAK- ja ka vetëm 9 deputetë, që sipas Kurtit, e bëjnë Haradinaj të udhëheqë një qeveri të pakicës.

Kryeministri i është kundërpërgjigjur se është e vërtetë se ai ka 10 deputet por që të gjithë janë të ’hunit e konopit’, pa harruar ta thumbojë Kurtin me faktin se atij i kanë ikur deputetët.

’Deputet e VV-së nuk janë të një familjeje ndaj edhe nuk janë të ‘hunit e konopit’, i është kundërpërgjigjur Kurti, i cili ka vazhduar ta quajë atë kryeministër në detyrë.

Debati ka vazhduar e Haradinaj e ka akuzuar atë që nuk i ka dalë në krah, Shpëtim Bulliqit.

Për Kurtin është i çuditshëm fakti se si i ka parë Haradinaj, raportin e Bulliqit dhe të Mehës si të njëjtë.

Kësaj radhe kryeministri i tha së po ta kishin ende Shpend Ahmetin në parti, VV-ja do ta numëronte si arritje, Ligjin e Prishtinës.