Këngëtarja shqiptare dhunohet nga disa persona në rrugë, përfundon në spital

Këngëtarja nga Kosova Baby G është dhunuar nga disa persona, në mesin e të cilëve një femër me të cilën ajo thotë se e ka pasur dikur shoqe.
Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e Dubait, dhe vajza që ka dhunuar këngëtaren quhet Bleta Gashi.

Sipas këngëtares, ajo e ka sulmuar pa pasur asnjë motiv dhe për më tepër, as nuk kanë bërë sherr bashkë. Këngëtarja është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Kam shkuar në spital pasi jam sulmuar nga @iambletagashi, e cila më sulmoi me tre persona të tjerë. Ndihem shumë keq që kjo më ndodhi mua
dhe dua t’a ndaj storin time me të gjitha vajzat e reja! Kur ti je e suksesshme, ata dëshirojnë të të shohin poshtë. Por, asnjë grua nuk
duhet të përjetojë këtë. Dhe unë kam njerëz, por nëse jeni vetëm… Çfarë duhet të bëja??”- shkruan këngëtarja.

Ajo më pas në disa postime të ndryshme ka shpjeguar situatën duke thënë se: “Unë nuk e prisja nga një person të cilin e kam konsideruar si mikeshë,
kemi fjetur dhe ngrënë bashkë. As armikut nuk i bëhet kjo, e jo shoqes së ngushtë. Nuk ishte një sherr ishte ajo që erdhi dhe më sulmoi unë iu
ktheva dhe nuk dija asgjë.

Ajo femër ka djallin brenda dhe duhet t’i qëndrojmë larg, këtë e ka deklaruar vet në polici. Nuk e dinë se ata nuk më lëndojnë vetëm mua por
edhe familjen time dhe miqtë e mi. Dua ti bëj thirrje të gjitha vajzave të jenë të forta dhe ta mbështesim njëra tjetrën e jo ta sulmojmë nga xhelozia që kemi”.