VIDEO-LIVE/ Zidane jep dorëheqjen por ja çfarë thotë presidenti i Realit

Zidane ka dhënë dorëheqje dhe sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më trajneri i Real Madridit.

Ai thotë se po e bën këtë sepse klubi ka nevojë për freski, për diçka të re.

Në deklaratën për mediat ishte edhe presidenti i realit, Florentino Perez i cili ndihet i mërzitur për këtë largim.

 “Ishte vendim i papritur. Është ditë trishtuese për ne, për tifozët, për gjithë klubin”, tha Perez.

Zidane te Reali brenda 3 viteve, fitoi 9 tituj dhe bëri historinë duke triumfuar 3 herë radhazi në Champions League.