VIDEO-LIVE/ Zinedin Zidan dorëhiqet nga Reali i Madridit

Ka ardhur një vendim i papritur.

Trajneri i Realit të Madritit, Zinedinë Zidan ka dhënë dorëheqjen nga Reali i Madridit.

Vendimi është bërë i ditur nga vetë Zidan në një konferencë për mediat.

Pas tre sukseseve radhazi në Champions League, Zinedine Zidane duket se do t’i japë fund karrierës së tij në drejtimin e “galaktikëve”.

Trajneri i Real Madrid ka thirrur një konferencë urgjente për shtyp, por pa dhënë arsye.

I shoqëruar nga presidenti i Florentino Perez, Zidan u ka komunikuar gazetarëve largimin e tij nga drejtimi i Real Madrid.