FOTO/ ‘Shenasi Rama spiun i sigurimit’, deputeti nxjerr dokumentin

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka vazhduar akuzat ndaj Shenasi Ramës, duke e cilësuar si spiun të sigurimit të Shtetit.

Në një debat televiziv mbrëmjen e djeshme, Balliu u përplas me Ramën, pas akuzave të këtij të fundit se politikanët kanë siguruar të ardhmen e tyre jashtë vendin, ku ka përmendur edhe Fahri Balliun.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Klevis Balliut: Nga spiunë të sigurimit nuk lejoj që të flasin për familjarët e mi. Ti zotëri ke futur në burg, Luk Velajn në 1977 sepse fliste për Fishtën. Unë kam dosjen tate këtu. Ti nuk ke qenë asgjë tjetër vetëm se një spiun i sigurimit.

Ndërsa sot deputeti i PD-së, ka bërë publik edhe një dokument që sipas Klevis Balliut vërteton se Shenasi Rama është spiun i sigurimit.

Ja çfarë shkruan në Facebook, Klevis Balliu:

SHENASI RAMA ËSHTË SPIUN I SIGURIMIT.

JA PROVAT:

Ky dokument fakton se Shenasi Rama futi në burg Lukë Velajn në 1977, vetëm pasi Velaj përmend Fishtën.