Qëllohet me armë prona private, dëmtohet transformatori në nënstacionin elektrik në HEC-in 'Lapaj' në Kukës

Të shtëna me armë janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në HEC-in prone private në 'Lapaj' në Kukës. Policia e vënë në dijeni nga përgjegjësi i rojeve në HEC ka shkuar menjëherë në vendgjarje, ku kanë konstatuar se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të transformatorit të nënstacionit elektrik, duke e nxjerrë jashtë funksionit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 gëzhoja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve