Përfundon Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, Veseli: Në fund të vitit do të lëvizim lirshëm

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i bindur që gjatë këtij viti do të ndodhë liberalizimi i vizave.

Ai tha se kosovarët e meritojnë të udhëtojnë lirshëm nëpër vendet e BE-së dhe se kjo gjë do të ndodhë në fund të këtij viti.

Veseli: Në fund të vitit do të lëvizim lirshëm

“Presim lëvizjen e lirë të qytetarëve në fund vitit, në  dhjetor të këtij viti, do të lëvizin në shumicën e vendeve të BE-së, në mënyrën që të përçojmë mesazhin e qytetarëve tanë, se ne duam të lëvizim lirshëm se ne jemi pjesë e këtij kontinenti dhe në të njëjtën kohë ne do të respektojmë gjithë kornizën legale të vendeve të BE-së. Kosovarët nuk do të kërkojnë azil, nëpër vendet e BE-së, por kosovarët dëshirojnë të lëvizin lirshëm për të studiuar për të shkëmbyer përvojat dhe në të njëjtën kohë për të shkëmbyer mallrat me vendet e BE-së. Jemi një vend i lirë kemi ecur përpara shumë. Në të njëjtën kohë është diçka e cila dhe na takon. Liberalizimi i vizave do të ndodhë”, tha ai.

Veseli ka paralajmëruar vizitë në Austri, në Francë, Gjermani dhe vene tjera që kanë peshë vendimmarrëse për liberalizimin e vizave.