Lewandowski arrin marrëveshjen me klubin e ri, Bajerni përfiton shifër rekord

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowskit i ka komunikuar klubit se dëshiron të largohet drejt një tjetër destinacioni.

Agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi kishte pohuar se Robert mendon që ka nevojë për një ndryshim dhe një sfidë të re në karrierë.

Sipas tabloidit britanik “express.co.uk” Chelsea është e gatshme të ofrojë 80 milionë sterlina ose e thënë ndryshe 106 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit polak.

Madje, pronari i The Blues Roman Abramovich personalisht ka kontaktuar me agjentin e lojtarit dhe janë marrë vesh për kushtet personale me polakun.

Chelseat gjithashtu është duke e kërkuar si trajner Maurizio Sarrin e Napolit, i cili do ta pasonte Antonio Conten.

Nëse do të kompletohet kjo transfertë do të jetë një shifër rekord që Bajerni do të përfitojë nga shitja e një lojtari.