Dokumentari prekës i kthimit të familjes Uka në Shqipëri

Kërkesa e tyre për azil është refuzuar. Në orën pesë të mëngjesit, anëtarët e familjes Uka janë shoqëruar në aeroportin e Frankfurtit, për t’u kthyer në vendlindjen e tyre në Shqipëri. Të shkuar për një jetë më të mirë, ata rikthehen në fshatin e tyre të vogël, të mbushur në borxh.

Me shumë zell dhe me më pak shpresë, familja Uka vendos t’i kthehet kërkimit të punës dhe pranon ta incizojnë gjatë kthimit të tyre, përmes Televizionit “TV Arte”, transmeton Albinfo.ch. Çfarë do të jenë në gjendje të bëjnë në këtë vend me struktura arkaike, tani e tre vite kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian? Dokumentar është me një kohëzgjatje prej rreth 30 minutash për familjen Uka. Ritransmetimi i emisionit bëhet të premten më 1 qershor në ora 3.55 në TV Arte.