ZYRTARE: Kosova miqësore kundër ish trajnerit të Real Madridit

Kosova do të ndeshet të dielën në Stamboll me Republikën Islamike të Iranit.

Sipas “Kosovan Football”, skuadra e drejtuar nga Challandes do të përballët me Kombëtaren që do të luaj në Kupën e Botës.

Irani drejtohet nga ish-trajneri i Real Madrid, Portugalisë dhe Sportingut, Carlos Queiroz.

Kjo do të jetë miqësorja e dytë e Kosovës pas fitores kundër Shqipërisë të martën mbrëma.