Incident në Vjenë i serbëve me Thaçin

Një incident ka ndodhur dje në Austri, gjatë promovimit të një libri biografik për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, “New State, modern Statesman” që u bë nga Akademia Diplomatike e Vjenës. 

Një grup serbësh, që kanë marrë pjesë në këtë promovim, të organizuar nga Akademia Diplomatike në Vjenë, kanë lëshuar akuza në drejtim të këtij institucioni. Serbët kanë akuzuar Akademinë se po i krijon hapësirë promovimit të një libri për një njeri që, sipas tyre, "është kriminel". Ndaj këtyre reagimeve kanë reaguar shqiptarët e pranishëm në promovim.

Me Thaçin ishin të pranishëm, ambasadori Albert Rohan, ambasadori Wolfgang Petrisch, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Zv.kryeministri Pacolli dhe shumë personalitete tjera.