FOTO/ Adelina Tahiri pozon me barkun e rrumbullakosur

Adelina Tahirit i kanë mbetur vetëm pak muaj për tu bërë nënë për herë të parë dhe po bën pozat e fundit me barkun e rrumbullakosur.

Ajo ka publikuar një postim në Instagram ku shfaqet topless, me një këmishë të hapur dhe me xhinse, ku duken të mbathurat.

Adelina është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe duket më mirë se kurrë. Shumë shpejt ajo do të presë djalin e saj, i cili do të jetë frut i dashurisë me milionerin Serjozha Markov.

Këngëtarja shqiptare ka njoftuar se po punon për një projekt të ri muzikor, të cilin do t'ia dedikojë fëmijës së saj të parë.