Liverpool në Romë, do zgjedhë mes Alison dhe Strakoshës

Skuadra e Liverpoolit pak ditë më parë humbi në  finalen e Champions League përballë Real Madridit me rezultatin 3-1 dhe dy gola i pësoi si rezultat i gafave të portierit Karius.

Drejtuesit e skuadrës janë hedhur menjëherë në sulm dhe mediat italiane raportojnë se anglezët duket se kërkojnë të bëjnë “pazar” më kryeqytetin e Italisë, pikërisht te Roma e Lazio.

Dy “gardianët” e skuadrave respektive kanë bërë një sezon shumë të mirë, duke rënë në syrin e shumë ekipeve të mëdha.

Në orët në vijim pritet të zbulohet oferta zyrtare e “The Reds” ër Alison ose Strakoshën.