FOTO/ Rama shfaqet në siklet pranë një motori policie në Vjenë...

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjet një foto pranë një motori policie në Vjenë, ku zhvilloi një vizitë. Rama shfaqet në foto jo fort komod, i parehatuar, ndoshta nga fakti se motori ku ka pozuar i përket policisë.

Pas takimit me kancelarin e Austrisë, i cili nuk dha një Po për hapjen e negociatae, pavarësisht se shprehu mbështetjen,  Rama duket se ka zgjedhur foton pranë një motori policie, ndoshta për të treguar afërsinë me forcat e rendit.

Në fakt në Shqipëri ai ka vite që akuzohet për kultivimin e drogës, trafikimin e saj, madje opozita ka artikuluar që familjarë të tij janë të lidhur me kokainën e Xibrakës dhe atë të 613 kg të kapur pak javë më parë në portin e Durrësit.

Janë pikërisht akuzat për drogën që sot opozita e mbështetur nga qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe Edi Ramës.