Neymar tremb Brazilin, ndjen dhembje në stërvitje

Kupa e Botës është shumë pranë dhe Neymar dëshiron që të jetë pranë Kombëtares së tij për të bërë më të mirën e mundshme në këtë kompeticion.

Braziliani prej kohësh vuan nga një dëmtim në këmbë, që duket se ende nuk e ka marrë veten dhe rrezikon të mbetet jashtë gare.

Ditën e sotme ai ka patur një problem teksa bënte nxehje në “Anfield”, ku Brazili do të luajë një ndeshje miqësore me Kroacinë.

26-vjeçari ka ndjerë dhimbje dhe menjëherë është detyruar të mos vazhdojë lojën, duke marrë ndihmën e mjekëve.

Lojtari i PSG-së ende shpreson se do të jetë gati për të luajtur, por me këto ritme duket se është shumë e vështirë që ai të arrijë formën maksimale.