Fernando Torres habit me klubin e tij të ri

Kampioni i Botës dhe i Europës me Spanjën, Fernando Torres, mesa duket është shumë pranë kalimit te Sagan Tosu, ekipi i kategorisë së parë japoneze.

Çuditërisht, lajmin e ka konfirmuar vetë Liga, por as Torres dhe as klubi nuk kanë bërë asnjë konfirmim publik.

Gjatë një ngatërrese, faqja zyrtare e J-League ka publikuar ardhjen e një tjetër ylli botëror të futbollit.

Të mërkurën për një kohë të shkurtër, në faqe ishte një foto e Torres bashkë me një mesazh mirëseardhjeje.

Liga e ka fshirë këtë lajm dhe ka kërkuar falje për gabimin administrativ.

Në këtë moment, është tepër vonë pasi tashmë ajo foto ka bërë xhiron nëpër botë.

Fernando Torres do t’i bashkohet Podolskit dhe Iniestës në kampionatin japonez.