Interit i shtohen 40 milion euro nga sponsori i ri kinez

Gati 40 milionë euro të tjera përfitime më shumë, vetëm nga sponsorët e rinj kinezë që tashmë do të jenë pjesë e shtëpisë së Interit, nga sezoni i ardhshëm.

Marka e klubit zikaltër vazhdon që të rritet në Azi dhe nga dje ka zyrtarizuar disa marrëveshja të mbyllura dhe të firmosura, të cilat do të sjellin likuiditete të rëndësishme në vazhdim.

Interi ka firmosur një akord prej 10.5 milionë eurosh në vitin 2018 me një shoqëri kineze turistike “FullShare”, ndërsa akordi tjetër me “iMedia”, agjenci kineze për marketingun sportiv, për sezonin aktual solli 27.2 milionë euro.

Në nëntë muajt e sezonit 2017-2018, zikaltrit kanë arkëtuar nga sponsorët dhe të drejtat televizive 156.5 milionë euro, por tremujori i fundit dhe bilanci final pritet që të mbyllet në kuotën 203.5 milionë euro arkëtime.