Panathinaikos bën marrëveshje me PAOK për Ergys Kaçen

Mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe, do të vazhdojë të jetë pjesë e Panathinaikosit edhe në sezonin e ardhshëm.

Klubi bardhejeshil ka arritur marrëveshjen me PAOK-un, për të pasur bashkëpronësinë e kartonit dhe pritet që PAOK-u t’i paguajë një pjesë të rrogës.

Mediat greke raportojnë se pas paraqitjes mjaft të mirë me fanellën e Panathinaikost sezonin e kaluar, drejtuesit kërkuan që mesfushori të vazhdonte edhe në sezonin e ardhshëm.

Dëshira e Kaçes bëri që klubi të arrinte marrëveshjen dhe PAOK-u pritet të paguajë 200 mijë euro për shqiptarin.