FOTO/ Për t’i bindur që nuk e ka të dashur, Elhaida kërkon grua për ‘mikun’

Gjatë ditës së sotme qarkulloi lajmi se ka filluar një romancë mes dy artistëve shqiptarë.

Elhaida Dani dhe Brahim Agovi thuhej se janë në lidhje tash e sa kohë dhe lidhjen e tyre e kanë mbajtur të fshehtë.

Por, këngëtarja ka mohuar gjithçka përmes llogarisë personale në Instagram duke thënë se nuk ka asgjë mes tyre.

Në fakt, ajo për të bindur të gjithë ka pohuar se miku tij, Brahimi është beqarë dhe është në kërkim të një të dashure.

“Brahim Agovi është single dhe nëse dëshironi ta ndërroni këtë, shkruani atij duke i thënë se iu kam këshilluar unë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në rrjetet sociale.

Mbetet të shihet nëse kjo është e vërtetë pasi që fotografitë e rrjeteve sociale e thonë të kundërtën.

Dani është duke punuar në projekte të tjera muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim.