Kosova ‘tremb’ Bregun e Fildishtë, anulohet miqësorja e 2 qershorit

Ndeshja me Bregun e Fildishtë e cila ishte parashikuar të luhej në 2 qershor është anuluar.

Sipas asaj që raporton Agim Ademi, nënkryetari i FFK-së, Bregu i Fildishtë ka kërkuar falje për këtë anulim, por ka sqaruar se nuk mund ta zhvillonte këtë miqësore për shkak të problemeve të brendshme që kishte.

FFK-ja po bën të pamundurën të gjejë një kundërshtar tjetër. Emrat e lakuar janë Kongo, Moldavia dhe Irani.