Gazetari bën deklaratën e fortë: Xhafaj nuk u lejua në Mëngjesin e Lutjeve pas urdhrit nga SHBA

Gazetari  Basir Çollaku tha se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk është njeriu i amerikanëve ashtu siç po interpretohet.

Çollaku tha se Xhafaj nuk u lejua të flasë në panel në “Mëngjesin e Lutjeve”, duke shtuar se ministri i Brendshëm u largua nga paneli pas një urdhri nga Uashingtoni.

Sipas gazetarit, amerikanët kanë shumë më tepër informacione për Xhafajn sa ne as nuk e imagjinojmë dot, ato janë në dijeni të fakteve të përfshirjes së vëllait të tij në trafikun e drogës. Në këtë kuadër, ai tha se mesazhet që jepen tregojnë se Xhafaj nuk ka mbështetjen amerikane.

Gjithashtu Çollaku në studion e Faxnews tha se dërgimi Agron Xhafajt në Itali është i paligjshëm, ndërsa “Dëshmitari X”, u ndjeh i kërcënuar ndaj edhe iku.   

Sipas tij, sa besueshmëri do të ketë që akt-ekspertimi i audio-përgjimit të bëhet nga ai që rri gjithë ditën me Xhafajn.