Policia e kallëzon penalisht, reagon aktivisti Aulon Kalaja

Policia e Tiranës ka kallëzuar në prokurori disa prej të rinjve të FRPD-së dhe të shoqërisë civile, të cilët protestuan një ditë më parë para ministrisë së Brendshme.

Lidhur me këtë çështje ka ardhur dhe reagimi i aktivistit Aulopn Kalaja, i cili është një nga personat e kallëzuar.

Kalaja sqaron se kallëzimi penal i policisë është i padrejtë, pasi ai në asnjë moment nuk ka shkelur ligjin dhe kushtetutën e vendit.

Ja çfarë shkruan Kalaja:

Sapo me njoftojne se policia e Tiranes, me ka kallzuar penalisht ne Prokurori, per protesten e djeshme.

Se pari sqaroj se, une nuk kam qene organizatori i protestes.

Se dyti sqaroj se, ne dijenine time protesta eshte njoftuar me heret ne Drejtorine e Policise se Tiranes, ndaj une kam vendosur te jem nje prej protestuesve.

Se treti sqaroj se, une nuk jam njoftuar me megafon nga forcat e policise qe te shperndahem sepse protesta sipas policise eshte e paligjshme, ashtu sic i detyron ligji, (neni 262 i kodit penal). E vertetueshme, sepse ne proteste kane qene 14 kamera televizionesh dhe pjesa me e madhe e kane transmetuar drejtperdrejte.

Se katerti sqaroj se, une kam mare pjese ne kete proteste, kam folur aty, pa leshuar thirrje antikushtetuese, kam mbajtur nje pankarte ne dore ne te cilen shkruhej “Kuksianet ne burg, Tahiri i lire” dhe kjo nuk perben veper penale. Ndoshta ne diktature po.

Se pesti sqaroj se, une do te dergoj ne Prokurori nje kellazim penal, ndaj personit qe ka nenshkruar kete kallzim ndaj meje. (Neni 305 i kodit penal. Kallzimi i rreme.) Pra personi ne fjale nga Policia e Tiranes, ka falsifikuar dokumentin shteteror, ka treguar rrethana te rreme ndaj personit tim, duke referuar se jam organizator nderkohe qe nuk jam. Policia e Tiranes e ka ditur me heret se kush jane organizatoret, sepse kane pasur ne Drejtori kerekesen per leje proteste te administruar.

Miqte e mi, e njoh aq mire ligjin per tubimet sa qe me del edhe ne enderr. Shpesh i kam dhene edhe “leksione” shefave te komisaritave neper rrethe te caktuara, ku une kam organizuar protesta dhe kam derguar njoftime, sa qe ata hapnin kompjuterin dhe une ia thoja permendesh. Kam organizuar aq shume protesta ne jeten time dhe nuk keni pasur shansin te me kapni nje here gabim, por vetem me keni falenderuar per korrektise dhe maturine e treguar. (Ju kujtohen protestat e fundit ne 17 qytete te Shqiperise, ne muajt janar- prill 2018, kunder shitjes se detit Greqise. Leksion demokracie kemi dhene). Me vjen keq qe Policia e Tiranes tregohet kaq anti-profesionale, duke sulmuar personin tim dhe duke derguar kete kallzim penal ne Prokurori. Qe eshte gabim nuk dua t’a besoj, por qe eshte i qellimshem per te intimiduar punen time si aktvist dhe gazetar, kjo perafrohet me shume. Me vjen keq, por keni gjetur protesten e gabuar, per te me futur ne kurth. Sepse protesta e djeshme, nuk ishte organizuar nga une. Une isha nje prej protestuesve dhe do te jem aty. Harrojeni qe me friksoni. Harrojeni qe terhiqem, sepse sa protesta kam bere une, ju nuk i keni henger capa buke.

E provuat dhe me hoqet prinderit nga puna, nuk u perkula. E provuat pastaj me oferta bujare, me vende pune, leke ne dore, kredi per shtepi, ju neverita. Perballe do me keni.

Sinqerisht Aulon Bej Kalaja.