Baloteli tregon vuajtjet prej racizmit: Kur isha i vogël s’më linin të luaja futboll se isha i zi

Në një pjesë të shkëputur nga libri “Demoni”, i gazetarit Alesandro Alccato, është sulmuesi Mario Baloteli që zbulon se është abuzuar në mënyrë racore ndër vite, edhe kur ka qenë i vogël në shkollë, nga fëmijët e tjerë.

“Patjetër, po të isha i bardhë do të kisha pasur më pak probleme. Marr kaq shumë letra nga fëmijë që më quajnë një shembull në luftën kundër racizmit. Ka qenë e turpshme, të më përplasej dera në fytyrë për 18 vite”, thekson sulmuesi italian.

“Dyert mu hapën vetëm kur u bëra nënshtetas italian, por jam trajtuar njësoj si më parë. Sa herë që zhdukeshin disa çokollata në shkollë, menjëherë isha unë i akuzuari.

Gjithsesi, ka një incident që nuk kam për ta harruar kurrë, pas nuk qava më… Kisha bërë detyrat e shtëpisë. E dija që mamaja do të më linte të luaja futboll përjashta. ‘Çuna a mund të luaj edhe unë?’ ‘Jo Mario, ti je i zi.’

Unë isha i zi dhe në syrin e tyre isha ndryshe. Mendoja se mua nuk më donin sepse isha i pasur edhe në atë kohë, por teksa vitet kaluan, për fat të keq e zbulova të vërtetën.

Në vitin 2009, përjetova këto gjëra. Gjatë një ndeshje Juve-Inter, më quajtën ‘majmun’, ‘zezak’, ‘kthehu në Afrikë’ dhe më kanë fërshëllyer.

Incidenti i dytë ndodhi në qershor, jashtë një lokali në Romë me shokët e mi tek U-21. Teksa po bisedonim, një motoçikletë erdhi nga shumë larg dhe njerëzit që ishin mbi të bërtitën ‘zezak’. U afruan dhe më hodhën një tufë me banane”, rrëfen Baloteli.