E rikonfirmon Minsitri i Drejtësisë: Ja data kur EULEX largohet nga Kosova

Ministri I Drejtëisë Abelard Tahiri ka deklrura se Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë - EULEX do të përfundojë mandatin më 14 qershor.

Në këtë m,ënyrë ai ka hedhur poshtë raportimet se ky mision do vazhdojë mandatin deri në vitin 2020. “Misioni i EULEX-it do të përfundojë mandatin më 14 qershor, ashtu siç e kam thënë edhe më herët, këtu nuk ka më kurrfarë diskutimi, tashmë është arritur edhe një lloj marrëveshje me institucionet e BE-së në këtë drejtim”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka sqaruar se me BE-në janë duke biseduar për një mekanizëm përcjellës i cili do të mbikëqyr dhe këshillojë punën e institucioneve.

“Çka jemi duke biseduar është për një mekanizëm përcjellës i cili do të mbikëqyr dhe këshilloj punën e institucioneve, a do vazhdojë ta ketë emrin e njëjtë apo do ta ndryshojë edhe emrin ende nuk e dihet, unë kam sugjeruar që t’i ndryshohet emri, këtë jemi duke e diskutuar ende nuk është vendos. Mirëpo mandati ekzekutiv i EULEX-it përfundon më 14 qershor, nuk do të ketë gjyqtarë prokurorë siç kanë qenë deri tani. Për dy vitet e ardhshme do të jetë mekanizëm këshillues dhe monitorues por jo me mandat të njëjtë siç ka qenë deri sot”, ka përfunduar ministri Drejtësisë.