Kurz me Ramën: Nuk duam që të përsëritet ikja masive e shqiptarëve, si në 2015

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kanë mbajtur një konferencë për mediat në Vjenë, pas një takimi ku është diskutuar për emigrantët dhe azilin.

Kancelari austriak u shpreh se Shqipëria duhet të përpiqet që të mos përsëritet viti 2015, kohë kur mijëra shqiptarë braktisën vendin dhe kërkuan azil nëpër Europë.

Pjesë nga deklaratat e Kurz dhe Ramës:

Kurz: Shqipëria ka bërë shumë dhe negociatat janë në një rrugë të mirë. Megjithatë kur do të merret ky vendim nuk mund t’ua them akoma. Megjithatë Shqipëria është në një rrugë të mirë.

Rama: Është krijuar një ide se çfarë na shqetëson dhe për çfarë arsyeje i jemi drejtuar për disa javësh pa pritur që gjërat të shkojnë pastaj në rrugën e vitit 2015 .

Për momentin është që ne kemi arritur ta administrojmë me forcat e brendshme po nuk duhen përsëritur gabimet e vitit 2015. Nëse fluksi shkon në rritje, moti i mirë është një nga faktorët që e rrisin fluksin ndaj dhe me kancelarin kemi diskutuar si do të bashkëpunojmë dhe çfarë mbështetje kërkojmë ne për t’iu përgjigjur kërkesës legjitime për të marrë përgjegjësinë tonë. Ne jemi të gatshëm për këtë gjë. Ne duam që njerëzit të mos vijnë në Shqipëri e të hidhen në kufirin tjetër por të vendosim të gjitha kapacitete tona për sigurinë e kufijve dhe trajtimin serioz e dinjitoz të të gjithë njerëzve. Besoj se kemi planit e duhur për ta ndaluar një shfaqje të filmit të vitit 2015 që do të ishte dramatik për të gjithë ne.

Kurz: Ne nuk duam që ato që ndodhën në 2015 të përsëriten ndaj ne duam sigurinë e kufijve dhe duam ta garantojmë këtë dhe duam që ta mbështesim Shqipërinë nga ana bilaterale. Ministrat e brendshëm dhe ekspertët po shkëmbejnë informacione. Ne folëm për bashkëpunimin mjaft të ngushtë, por dhe për mbështetjen financiare që do të bëjë BE