Elhaida Dani në një lidhje me Branimir Agovi?! Këngëtarja zbulon të vërtetën

Këngëtarja shumë e dashur shqiptare e cila po shkëlqen me performancat e saj në shfaqjen “Notre Dame de Paris” gjithmonë është përpjekur ta mbajë jetën e saj private sa më të fshehtë duke ngjallur edhe më shumë kuriozitet tek publiku dhe fansat e saj.

Së fundmi mendohej se ajo ishte në një lidhje me këngëtarin simpatik shqiptar Branimir Agovi i cili prej një kohe të gjatë jeton në Vienë ku ka edhe një karrierë të suksesshme.

Nëse bëni një vizitë në profilin e tij të Instagram-it duken qartë momentet e bukura që ai dhe Elhaida kanë kaluar së bashku duke udhëtuar në vende të ndryshme e duke krijuar kujtime.

Në postimet e ëmbla nuk kanë munguar as komentet që ata i bëjnë njërit-tjetrit, të mbushura me dashuri e komplimente të cilat tregojnë qartë se mes tyre ka diçka më shumë sesa një shoqëri e mirë, të paktën kështu mendohej derisa ajo zbuloi të vërtetën.

E kontaktuar nga revista “Class”, Elhaida ka treguar se ajo dhe Branimiri kanë qenë shokë që në fëmijëri madje kanë studiuar në Shkodër në të njejtën klasë.

Përveçse shokë të ngushtë, ajo thekson se midis tyre nuk ka asgjë më tepër.