FOTO/ Policia serbe keqtrajton Eliza Hoxhën në kufirin e Merdares

Artistja e njohur kosovare, Eliza Hoxha, do të jetë pjesëmarrëse në festivalin e përbashkët që mbahet në Beograd ‘Mirdita, Dobar Dan”.

Mirëpo, gjatë hyrjes në territorin e Serbisë nga kufiri në Merdare, Hoxha është keqtrajtuar nga policët serbë të cilët ia kanë kontrolluar në detaje materialet që ajo kishte me vete.

Një fotografi e Hoxhës përmbante mbishkrimin UÇK ndaj dhe katalogu i saj është ndaluar nga policia kufitare serbe.

“Arti nuk njeh kufi?!

Në këto momente, çfar malltretimi po i bëhet Eliza Hoxha”, ka shkruar fotografi Arben Llapashtica i cili është bashkë me Eliza Hoxhën në autobusin që shkon drejt Beogradit.