Vau i Dejës, zbulohet një qytet i lashtë

Në Bushat të Bashkisë Vau i Dejës ekspedita arkeologjike Shqiptaro-Polake zbulon një qytet, i cili daton nga shekulli 6 p.e.s. Sipas të dhënave, ky qytet shtrihet në një territor prej 20 hektarësh.

Aktualisht është zbuluar porta hyrëse e qytetit dhe muri rrethues i fortifikimin, i cili është i një trashësie prej 3 metrash, si dhe disa amfora. Ende nuk ka një të dhëne të saktë se si është quajtur ky qytet, pasi të dhënat historike nuk janë të mjaftueshme.

Ky qytet, i cili shtrihet 10 kilometra larg Kalasë së Shkodrës dhe 20 kilometra larg kalasë së Lissusit është një e dhënë e rëndësishme në zbulimin e gjithë rrjetit të qyteteve dhe vendbanimeve ilire, lëvizjet e fiseve dhe zhvillimet e asaj periudhe.

Ekspedita kryesohet nga Arkeologu Pjotër Dojçek nga Universiteti i Varshavës dhe Sajmir Shpuza nga Instituti Shqiptar i Arkeologjisë me mbështetje edhe të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Shkodër./abcnews.al